Travis Scott dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë një burrë dhe ka shkaktuar dëme në vlerë prej 12,000 dollarë në pajisje, thonë burimet policore për Page Six.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Nebula në Midtown, ku reperi thuhet se pati një grindje verbale të kthyer në fizike me një inxhinier të zërit.
Viktima e supozuar nuk është ankuar për dhimbje apo lëndime të dukshme në momentin e raportimit.
Scott, 30, dyshohet se ka dëmtuar gjithashtu një ekran dhe altoparlant përpara se të largohej nga klubi i natës me një automjet të panjohur.
Reperi njihet rreth akuzave ndaj tij për çështje të ndryshme./UBTNews/