Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian njoftoi një konkurs të fotografisë të organizuar në kuadër të projektit EU4Culture. Konkursi i titulluar “Snap the Site” ofron një mundësi të rrallë për të kapur vizualisht bukurinë e vendeve kulturore të Shqipërisë.
Pjesëmarrësit janë ftuar të zgjedhin ndër datat dhe vendndodhjet e përcaktuara, më 22 qershor te Kulla Veneciane në Durrës dhe Kisha e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, më 29 qershor te Ura e Kurçajt dhe Kalaja e Bashtovës, më 6 korrik te Kisha e Manastirit të Rubikut dhe Muzeu Etnografik i Krujës.
Aplikimi për të marrë pjesë përfundon më 20 qershor 2024 dhe mund të bëhet në linkun, https://europeishere.al/snap-the-site-competition/. Pjesëmarrësit do të trajnohen nga fotografi i njohur Armand Babani, duke siguruar një përvojë të pasur dhe udhëzim teknik, shkruhet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Zyra e delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë njoftoi gjithashtu se konkursi do të shpërndajë çmime tërheqëse për fituesit e tyre, duke e bërë këtë thirrje tërheqëse për të gjithë dashamirësit e kulturës dhe fotografisë në Shqipëri./UBTNews/