Furnizimi me naftë ruse në tre vende evropiane përmes Ukrainës është ndërprerë pasi pagesa e tranzitit nuk mund të përpunohet për shkak të sanksioneve, tha të martën firma ruse Transneft.
“Më 4 gusht, dërgimi i naftës ruse përmes territorit të Ukrainës u ndërpre”, tha operatori i naftësjellësit në një deklaratë, duke shtuar se kjo do të ndikonte në dërgesat në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. /UBTNews/