Kompania ruse e transportit e tubacioneve të kontrolluara nga shteti, Transneft, ka thënë se po vazhdon të pompojë naftë drejt Polonisë dhe Gjermanisë dhe nuk ka ndërprerë furnizimet që kur u zbulua një rrjedhje nafte në tubacionin Druzhba.
“Ne nuk kemi reduktuar transportin për në Poloni, ata janë marrë me problemin teknik”, tha Sergei Andronov, një ekzekutiv i lartë i Transneft.
Tubacioni i naftës Druzhba, emri i të cilit do të thotë “miqësi” në rusisht, është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe furnizon naftën ruse në pjesën më të madhe të Evropës qendrore, përfshirë Gjermaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Hungarinë, Sllovakinë, Republikën Çeke dhe Austrinë./UBTNews/