Programi i studimeve Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT ka për qëllim të ofrojë një shkencë kompjuterike dhe kurrikula inxhinierike për t’i mundësuar të diplomuarve të veprojnë dhe të punojnë në sektorë të ndryshëm.
Kurrikula siguron qasje të qartë, e cila ka për qëllim orientimin e studentëve në lëndët që bëjnë pjesë në procesin arsimor, ku përveç bazave të shkencës kompjuterike dhe inxhinierisë, ajo është e orientuar drejt analizës dhe ngritjes të sistemit, duke përfshirë kështu një dimension të orientimit të procesit që synon të inkurajojë angazhimin e studentëve në projekte.
Studentët do të njihen më parimet themelore dhe njohuritë teknike të shkencës kompjuterike dhe inxhinierisë, do të jenë në gjendje të kuptojnë shkencën kompjuterike të zakonshme, temat dhe parimet e inxhinierimit, aplikimin e tyre në çështjet praktike, si dhe do të dinë të vlerësojnë bashkëveprimin mes teorisë dhe praktikës, lidhjeve të tyre thelbësore dhe mënyrën se si ato ndikojnë njëri-tjetrin.
Ndër të tjera, studentët do të kuptojnë çështjet sociale, ligjore dhe etike të qenësishme në fushën e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, të jenë në gjendje të punojnë në grupe dhe të mirë menaxhojnë zhvillimin, kohën dhe përparësitë që ato u mundëson informatika të bashkëveprojnë me shumë fusha të ndryshme.