Ditë më parë gazetari i njohur, Fabrizio Romano bëri të ditur se Manchester City ka arritur akord personal me Josko Gvardiol, ndërsa edhe marrëveshja me RB Leipzigun ishte afër për tu arritur.
Më tej thuhej se Gvardiol veçse ka përfunduar pjesën e parë të testeve mjekësore te City, por që si duket ky lajm i Romanos nuk është i vërtetë.
Gvardiol së fundmi është parë të jetë ende në stërvitje me RB Leipzigun, dhe tani drejtori sportiv i klubit gjerman ka folur për të ardhmen e mbrojtësit kroat.
“Transferimi i Szoboszlait (nga Liverpooli) na ka siguruar neve financiarisht. Neve nuk na duhen paratë. Ne preferojmë që Josko të qëndrojë”, tha drejtori sportiv i RB Leipzigut.
Dominik Szoboszlai la RB Leipzigun për Liverpoolin këtë verë, ku transferimi i tij kap koston e 70 milionë eurove.
Si duket, me kalimin e tij te Liverpooli, Szoboszlai i ka prishur punë Manchester Cityt në garën për të nënshkruar me Gvardiol.