Dani Olmo është bërë një objektiv kryesor për Barcelona këtë verë, e cila ka bërë një ofertë fillestare prej 40 milionë eurosh plus 20 milionë euro në variabla për RB Leipzig. Megjithatë, oferta është konsideruar e pamjaftueshme nga klubi gjerman.
Interesi i Barcelonës është rritur pas performancës së shkëlqyer të Olmo në Euro 2024. Ndërkohë, Bayern Munich është gjithashtu i interesuar për lojtarin dhe ishte gati të paguante klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh që ishte në fuqi deri më 20 korrik.
Olmo po shijon pushimet në Ibiza dhe është i kënaqur me mundësinë për t’u rikthyer te Barcelona, por gjithçka varet nga situata financiare e klubit dhe mundësitë e tjera në merkato. Nëse transferimi te Barcelona dështon, Bayern Munich mbetet një opsion i fortë për të siguruar shërbimet e tij./UBTNews/