Atalanta dhe Cagliari kanë finalizuar një marrëveshje të shkëmbimit të katër futbollistëve, duke përfshirë disa struktura të ndryshme pagesash dhe formule të transferimit.
La Dea ka bërë një hap të rëndësishëm në tregun e merkatos, duke blerë mesfushorin Ibrahim Sulemana nga Cagliari për një shumë prej 8 milionë eurosh. Sulemana, 25-vjeçar i formuar në akademinë e Atalantës dhe me përvojë në disa huazime, ka shënuar dy gola në 17 paraqitje në Serie A për ekipin bergamask.
Në të njëjtën kohë, Atalanta ka dërguar tre lojtarë të tjerë në Cagliari. Mbrojtësi i krahut Nadir Zortea është transferuar te Sardenjasit për rreth 5 milionë euro. Sulmuesi Roberto Piccoli po ashtu i bashkohet Cagliarit në një huazim me pagesë prej 2 milionë eurosh, me opsion për ta blerë përfundimisht në fund të sezonit për një tjetër 10 milionë euro.
Mesfushori Michel Ndary Adopo, i cili ishte i lirë nga Torino dhe u bashkua me Atalantën vitin e kaluar, do të transferohet në Cagliari në një huazim njëvjeçar falas, me opsion për ta bërë lëvizjen të përhershme, megjithatë detajet e shifrave për këtë marrëveshje ende janë të paqarta.
Kjo marrëveshje e shkëmbimit tregon një angazhim të thellë të të dy klubeve në tregun e transferimeve, duke shfrytëzuar avantazhet dhe mundësitë e tyre për të optimizuar skuadrat për sezonin e ardhshëm të Serie A./UBTNews/