UBT News

Trajneri që synon ta kthejë Prishtinën në piedestalin e futbollit kosovar

Ismet Munishi, është trajneri që vendosi të vijë në krye të Prishtinës, edhe pse kjo e fundit nuk kaloi në gjendje të mirë edicionin e kaluar dhe ende nuk është këndellur.

Munishi tha se nuk është ekipi i parë i tij që po e merr në këtë gjendje, pasiqë në çdo skuadër që e udhëhoqi, në fillim kishte pak a shumë të njëjtat probleme.

Te Prishtina shoh shumë potencial”, theksoi ai.

Nga i pari deri tek i fundit te prishtinasit, do ta bëjnë më të mirën sipas Munishit.

Do ta ruajmë bërthamën e ekipit, dhe bashkë shumë shpejt do të komponohemi”, tha trajneri.

I njohur për karakterin e tij karizmatik, Munishi, tha se planet e tij me Prishtinën janë fantastike duke shtuar, “nuk guxoj t’i zbuloj planet, sepse më pas do më konsideroni si të çmendur”.

Dëshira e madhe e bashkëshortes së tij, që gjithmonë e ka shprehur që është fanse e ekipit kryeqytetas, dhe uronte ta shoh Munishin duke i udhëhequr bardh e kaltërtit ishte një shtysë e madhe për të.

Përveç gruas, edhe shoqëria e ngushtë që e kam në Prishtinë, historia e klubit, biseda me aksionarët, Rrahman Haradinaj dhe Remzi Ejupi, e po ashtu tifozëria e flaktë, plisat, ishin faktorët që unë tani jam kryetrajner i prishtinasëve”, përfundoi trajneri.  /UBTNews/

Exit mobile version