UBT News

Trajneri që e mposhti Messin merr drejtimin e Kombëtares së Francës për femra

Ish-trajneri i Bregut të Fildishtë dhe Kombëtares së Marokut, Herve Renard pritet që të marr drejtimin e Kombëtares së Francës për femra, dy javë pasi që ish-trajnerja Corinne Diacre u shkarkua.

Renard momentalisht është trajner i Kombëtares së Arabisë Saudite, me të cilën ka punuar që nga viti 2019 dhe e mposhti Argjentinën në xhiron e parë të Kupës së Botës në Katar.

Por, siç bëhet e ditur nga “The Athletic”, Renard tani do të lëvizë në futbollin e femrave për herë të parë në karrierën e tij, vendim ky që lojtaret thuhet të jenë tejet të lumtura.

Thuhet se 54 vjeçari ka pranuar një ulje page vetëm për të marrë drejtimin kombëtares së vashave franceze.

Exit mobile version