UBT News

Trajneri portugez: Duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës

Trajneri portugez, Ruben Amorim, ka bërë të ditur se Manchester United tashmë do ta përqendrojë vëmendjen tërësisht në Ligën e Evropës – kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube në kontinent.

“Djajtë e Kuq” aktualisht gjenden në pozitën e 14-të në Premier League dhe me këtë formë, rrezikojnë ta përfundojnë sezonin në pjesën e poshtme të tabelës.

Megjithatë, në Evropë gjërat po shkojnë ndryshe për ekipin nga Old Trafford, që ka siguruar një vend në gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

Një triumf në këtë garë do t’u siguronte atyre një biletë për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Pas fitores kundër Lyonit në çerekfinale, trajneri Amorim theksoi se ky është objektivi kryesor i skuadrës në vazhdim.

“Ne me të vërtetë duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës dhe ndonjëherë të rrezikojmë me fëmijë në Ligën Premier. Tifozët duhet të kuptojnë se ne duhet të fokusohemi në Ligën e Evropës”, ka thënë Amorim.

Exit mobile version