Milani u mposht edhe në përballjen e dytë me rezultat 2-1 nga Roma, kështu duke e mbyllur rrugëtimin e tyre në fazën çerekfinale të Europa League.
Edhe pse skuadra e Daniele De Rossit kishte mbetur pa një futbollist që nga minuta e 31-të, Milan sërish nuk arriti t’i mposhtte ata në “Olimpico”.
Pas ndeshjes, trajneri Stefano Pioli u tregua i sinqertë me deklaratën, teksa theksoi se skuadra kryeqytetase e meritoi kalimin në gjysmëfinale.
“Roma shfaqi më shumë cilësi në fushë. Ata ishin më të vendosur dhe e merituam kualifikimin. Na mungoi cilësia dhe kualiteti. Krijuam raste, por mungoi cilësia e nevojshme për të shënuar”, deklaroi ai.
Tanimë Pioli duhet të përqendrohet te derbi i fundjavës ndaj Interit. Zikaltrit që janë një fitore larg titullit./UBTNews/