UBT News

Trajneri i Real Madridit mund të dënohet për mashtrim tatimor nga shteti spanjoll

Carlo Ancelotti mund të dënohet me mbi 4 vjet burgim pasi po akuzohet për mashtrim tatimor gjatë periudhës së tij të parë në krye të Realit të Madridit.

Sipas raportimeve në Spanjë thuhet se trajneri italian nuk ka paguar taksën e nevojshme gjatë periudhës së tij të parë (2013-2015) në drejtimin e klubit madrilen.

Ancelotti në atë kohë u regjistrua si rezident në Spanjë me një adresë në Madrid, por pretendohet se ai regjistroi vetëm deklarata tatimore për pagën e tij nga ‘Los Blancos’, duke lënë jashtë të ardhura të tjera që lidhen me shfrytëzimin e të drejtave të imazhit të tij e që vinin nga kompani të tjera.

Sipas prokurorëve, në vitin 2013, ai nënshkroi një kontratë me Vapia Limited, një kompani në Virgin Islands, për të shitur të drejtat e imazhit tij të për dhjetë vjet me një shifër prej rreth 25 milionë euro. Më vonë, kontrata me këtë kompani u ndryshua për të zvogëluar kohëzgjatjen totale në tre vjet, me një çmim prej 1 milion euro.

Më 4 korrik 2013, ai nënshkroi kontratën e tij me Real Madridin, e cila përfshinte dhënien e 50% të të drejtave të imazhit të tij te klubi spanjoll, ku 50% i mbetur menaxhohej nga një kompani e paidentifikuar atë kohë e cila figuronte në emër të Ancelottit. Më vonë u zbulua se ishte “Vapia LLP”, e regjistruar në Londër, megjithëse Real Madrid nuk u informua deri në vitin 2014.

Prokurorët argumentojnë se Ancelotti përdori “Vapia LLP” për t’u dukur si pronar i të drejtave të tij të imazhit, edhe pse ato në të vërtetë i përkisnin Vapia Limited, në mënyrë që të shmangte pagimin e taksave për këto të ardhura në Spanjë./UBTNews/

Exit mobile version