Trajneri i Parids-Saint-Germain Christophe Galtier ende beson se drejtuesit e suadrës së tij mund të gjejnë një marrëveshje me Interin për transferimin e Milan Skriniar.
Gjiganti francez ka shprehur interesim të fuqishëm për qendërmbrojtësin sllovak dhe kishte ofruar 60 milionë euro për shërbimet e tij, por “Neroazzurrët” e vlerësuan shumë më tepër lojtarin duke 85 milion euro.
Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundim të merkatos, Galtier thotë se ende ka shpresa që PSG ta konkretizojë këtë blerje.
“Nuk mund t’ju them se gjithçka ka mbaruar, është në syrin tonë për një kohë të gjatë. Negociatat me Interin janë të vështira, por kanë mbetur edhe 48 orë deri në mbylljen e merkatos, gjithçka është. ende e mundur“, ka deklaruar ai.