Prishtina është kualifikuar tutje për në çerekfinale të Kupës së Kosovës, pasi e mposhti Dritën, me rezultat minimal 1-0.
90 minutat e para në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, u mbyllën me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërsa, vazhdimet e para ia sollën edhe fitoren Prishtinës, ku kapiteni Lorik Boshnjaku realizoi një gol të jashtëzakonshëm.
Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, pas ndeshjes ka komentuar fitoren e madhe ndaj Dritës, duke e cilësuar ndeshje mjaft të vështirë.
“Me të vërtet fitore e madhe dhe e mundimshme. Eliminuam një nga favoritët kryesor. Respekt për këtë skuadër. Ka super ekip. Kishim iniciativën. Patëm dy raste nuk arritëm të shënojmë, pastaj erdhi goli i kapitenit që na solli fitoren”.
“Jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Treguan karakter. Nuk është punë e vogël ta mposhtësh Dritën dy herë për dy javë”, ka thënë Ramadani.