UBT News

Trajneri i Portos: Duam finalen e Ligës së Kampionëve

Të mërkurën në mbrëmje Porto zbarkon në “Giuseppe Meazza” për ndeshjen e parë të 1/16-tës së Ligës së Kampionëve dhe trajneri Sergio Conceiçao është gati të sfidojë një pjesë të së shkuarës së tij.

Trajneri luzitan ka folur për ndeshjen ndaj Interit në kanalet zyrtare të UEFA-s pas fitores ndaj Rio Ave në kampionat “Nuk mund të fitosh në Ligën e Kampionëve pa cilësi. Pastaj është distanca e krijuar mes skuadrave që i përkasin kampionateve të mëdha. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi mundësi të luajmë në një finale, që është edhe qëllimi ynë, edhe nëse është i vështirë”, deklaroi ai.

“Kemi luajtur shkëlqyeshëm në fazën e grupeve dhe gjithmonë kemi dhënë sinjale të shkëlqyera. Më kujtohet ndeshja kundër Chelseat, i cili më pas u bë kampion i Evropës. Nuk e meritonim të humbnim, ashtu si në raste të tjera. Mendoj se kemi shansin të mposhtim Interin . mund dhe duhet të ëndërrojmë. Është pjesë e jetës”, shtoi ish-mesfushori i “Nerazzurrëve”.

Ndeshja Inter-Porto zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00.

Exit mobile version