Sean Dyche e ka fituar çmimin e trajnerit më të mirë të muajit prill në Premier Ligë. Skuadra e tij regjistroi katër fitore dhe një barazim gjatë muajit prill dhe kjo i siguroi qëndrimin në Premier Ligë skuadrës së Evertonit.
Evertoni mbajti katër porta të paprekura gjatë kësaj periudhe, duke përfshirë këtu një kundër Liverpoolit, të cilin e mposhti 2:0 në derbin e Merseyside në “Goodison Park” për herë të parë pas 14 vjetësh.
Dyche e fiton këtë çmim për herën e tretë në karrierën e tij, ku e ka fituar në të kaluarën me Burnleyn në mars të vitit 2018 dhe në shkurt të vitit 2020.
Ai është trajneri i parë i Evertonit që e fiton çmimin në fjalë që nga Carlo Ancelotti në shtator të vitit 2020.
Dyche kryesoi listën me më së shumti vota, që përfshinte edhe trajnerët e njohur si Mikel Arteta dhe Pep Guardiola.