UBT News

Trajneri i Lille flet për të ardhmen e Edon Zhegrovës

Pas fitores së Lille ndaj Monacos, trajneri Bruno Genesio u pyet për të ardhmen e sulmuesit kosovar, Edon Zhegrova. E ardhmja e 26-vjeçarit ka qenë objekt diskutimesh gjatë afatit kalimtar veror, me spekulime për qëndrimin e tij në Lille ose një transferim në klub tjetër.

Juventusi kishte shfaqur interes konkret për Zhegrovën, por presidenti i Lille, Olivier Letang, konfirmoi se nuk është arritur ndonjë marrëveshje dhe shpreson që sulmuesi të qëndrojë në klub edhe për këtë sezon.

Megjithatë, Genesio tregoi më pak siguri për vazhdimësinë e lojtarit: “Ai është aktualisht me ne, por do të shohim nëse do të qëndrojë deri në fund të sezonit. Edoni ka nevojë për kohë, pasi nuk ka luajtur për një periudhë të gjatë.”

Trajneri shtoi se Zhegrova ka patur një lodhje të lehtë muskulore që u shfaq para ndeshjes së fundit.

Javën e ardhshme, Lille do të luajë kundër Lorient dhe mbetet të shihet nëse Zhegrova do të marrë minuta në fushë.

Exit mobile version