UBT News

Trajneri i Dritës flet për shortin e Ligës së Konferencës

Në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës, Drita, do të takohet me Inter Turku, skuadër nga Finlanda.

Për këtë përballje kryetrajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, theksoi se në këto nivele garash çdo skuadër ka cilësitë e veta dhe kundërshtari meriton respekt maksimal.

Në këto nivele çdo skuadeër ka cilësitë dhe vlerat e veta, prandaj kundërshtari ynë meriton respekt maksiimal dhe një analizë të detajuar. Kemi kohën e mjaftueshme për të analizuar ekipin e FC Inter Turku, pasi që kampionati në Finland është ende duke u zhvilluar. Kjo na mundëson që të marrim edhe më tepër informacione për kundërshtarin tonë dhe ne të vazhdojmë punën e përgatitjet“, ka thënë trajneri Nuhiu.

Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës do të paraqiten 60 skuadra evropiane, në mesin e tyre edhe klubi ynë, FC DRITA, zhvillon takimin në cilësinë e mysafirit ndaj FC INTER TURKU, nga Finlanda. 

Exit mobile version