UBT News

Trajneri i Borussia Dortmundit optimist për ndeshjen ndaj Atletico Madridit

Trajneri i Borussia Dortmundit, Edin Terziç foli në konferencë për shtyp në prag të duelit të kthimit në Championsit ndaj Atletico Madrid.

Trajneri kroat u tregua optimist sa i përket ndeshjes së nesërme, ai pret fitoren dhe kalimin tutje të skuadrës së tij.

“Jemi të sigurt që tifozët tanë do të krijojnë një atmosferë të mrekullueshme dhe ne duam t’ua shpërblejmë me një paraqitje të mirë. Atletico Madrid na detyroi të bëjmë disa gabime javën e kaluar. Por nesër do të kemi gjithçka në duart tona që të mund të hyjmë në raundin tjetër. Ne e dimë se do të përballemi me një kundërshtar me shumë përvojë, por ne duam të bëjmë më të miren. Kur luan kundër skuadrave si Atletico, ju duhet të paguani për çdo gabim individual dhe kështu ndëshkoheni. Do të jetë thelbësore të kemi një reagim dhe të korrigjojmë gabimet e bëra më parë. Haller lëndoi përsëri kyçin e këmbës, por Gitens është më mirë dhe shpresojmë që ai të mund të stërvitet me grupin sot. Sancho nga ana tjetër është mirë dhe do kthehet me skuadrën”, deklaroi Terziç./UBTNews/

Exit mobile version