Trajneri i Bodo Glimt, Kjetil Knutsen ka folur për faqen zyrtare të klubit për ndeshjen që do ta zhvilloj kundër Prishtinës në kuadër të raundit të tretë në Konference League.
Knutsen pret ndeshje të vështirë kundër Prishtinës, e vlerëson lartë edhe Superligën e Kosovës dhe paraqitjen e mirë të Dritës kundër Feyenoord.
“Mezi presim ndeshjen. Ne arrijmë në nxehtësinë ekstreme dhe një audiencë fantastike që bën shumë zhurmë”, thotë Kjetil Knutsen, dhe ndoshta lë të kuptohet për një përvojë të ngjashme në kryeqytetin polak në fillim të kësaj vere”.
“Por këtë herë është kryeqyteti i Kosovës që duhet vizituar. Temperatura është po aq e lartë, por shpresojmë se është më e ajrosur në arenën e Prishtinës sesa në stadiumin e Legia Varshavës, i cili është një stadium më intim”.
“Ne do takojmë një ekip të mirë. Një ekip që mund të thuash është disi i ngjashëm me Legia. Ne mendojmë se ata mund të luajnë me formacionin 3-4-3, edhe pse kanë ndryshuar shumë në ekip, zbulon Knutsen i cili pranon se stafi i trajnerit ka kaluar kohë duke analizuar kundërshtarët e së enjtes”.
“Analiza tregon se nuk do të ketë “shëtitje në park” për të Verdhët, përkundër faktit se liga kosovare është ndër ligat më të ulta të klasifikuara në Evropë”.
Knutsen e vlerësoi lartë Superligën e Kosovës, duke e përmendur edhe paraqitjen e mirë që e kishte Drita kundër Feyenoord.
“Është një ekip i mirë Prishtina. Ekipi që përfundoi i dyti në ligë atje, Drita, humbi ngushtë nga Feyenoord në raundin e mëparshëm. Skuadrat më të mira janë pak të nënvlerësuara. Takojmë një kundërshtar të mirë i cili në ofensivë ka shumë lojtarë të mirë, mbrohet mirë herë pas here. Duhet të jemi të durueshëm dhe të shfrytëzojmë mundësitë kur të vijnë, në një lojë të vështirë jashtë”.
Ndeshja në mes të Prishtinës dhe Bodo/Glimt zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri”./klankosova