Belgjika kundër Italisë do të jetë njëra nga çerekfinalet më interesante të Kampionatit Evropian.
Të dy këto kombëtare kanë treguar futboll cilësor deri në këtë pikë të kampionatit. Belgjika e eliminoi kampionin në fuqi Portugalinë, kurse Italia triumfoi ndaj Austrisë.
Menjëherë pas ndeshjes me Portugalinë, trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez e vlerësoi lartë ekipin e Italisë si dhe punën e bërë nga trajneri Roberto Mancini duke parashikuar një ndeshje të shkëlqyer.
“Italia është skuadra më e mirë e turneut, ajo që bëri Mancini është një shembull se si të rritet një ekip ndërkombëtarisht. Do të jetë një ndeshje e shkëlqyer midis dy ekipeve të mëdha”, theksoi ai.