Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann rezultoi pozitiv me COVID-19, pasi mungoi në fitoren e skuadrës së tij kundër Benficas në Ligën e Kampionëve të mërkurë, me simptoma sikur të gripit.
34-vjeçari do të kththet në Munich ndaras nga ekipi i tij dhe do të shkojë në vetizolim.
“Julian Nagelsmann, 34-vjeç, trajneri i FC Bayern Munich, doli pozitiv në testin për koronavirus, megjithëse është plotësisht i vaksinuar. Ai do të rikthehet në Gjermani i vetëm me aeroplan mjekësor dhe do të futet në izolim”, thuhet tutje në njoftimin e ekipit gjerman.
Ekipi i tij mposhti klubin portugez në Estadio da Luz me rezultat 4:0./UBTNews