Arnold Graham, trajneri i kombëtares australiane të futbollit, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij pas një periudhe të vështirë për ekipin. Ai kishte mbajtur detyrën që nga gushti i vitit 2018 dhe u largua pas rezultateve të dobëta në kualifikueset për Kupën e Botës, përfshirë një humbje 0-1 ndaj Bahreinit dhe një barazim 0-0 me Indonezinë.
Në një deklaratë të emocionuar, Graham shprehu krenarinë për arritjet e tij gjatë kësaj periudhe. “Drejtimi i ‘Socceroos’ ka qenë kulmi i karrierës sime dhe një nder i vërtetë. Jam jashtëzakonisht krenar për arritjet tona, nga thyerja e rekordeve deri te kultivimi i talenteve të rinj dhe krijimi i historisë,” tha ai. Ai theksoi se vendimi për të dhënë dorëheqjen erdhi pas një reflektimi të kujdesshëm dhe shprehu besim për të ardhmen e ekipit.
Graham, 61 vjeç, arriti të udhëhoqi Australinë në raundin e 1/16-ave të Kupës së Botës 2022 në Katar, duke lënë një trashëgimi të rëndësishme. Ai shprehu shpresën se futbollistët do të vazhdojnë të japin maksimumin për të arritur sukses në të ardhmen.
James Johnson, drejtori ekzekutiv i Federatës Australiane të Futbollit, njoftoi se tashmë janë duke u zhvilluar kërkime për një pasardhës. “Me afrimin e ndeshjeve vendimtare kualifikuese për Kupën e Botës 2026 kundër Kinës dhe Japonisë, është thelbësore të identifikojmë kandidatin e duhur për të udhëhequr ekipin tonë të talentuar tani dhe në të ardhmen,” tha ai.
Dorëheqja e Graham Arnold shënon një kapitull të ri për “Socceroos”, me shpresën se trajneri i ri do të sjellë një risi dhe rezultate më të mira në sfidat e ardhshme./UBTNews/