UBT News

Trajnerët më të trofeshëm në histori

1. Sir Alex Ferguson – 50 trofe

Skocezi Alex Ferguson është padyshim trajneri më i madh në historinë e futbollit sa i përket trofeve, pasi ka fituar rreth 50 tituj në gara të ndryshme.

Këto përfshijnë triumfet ndërkombëtare gjatë karrierës së tij si trajner në Skoci dhe Angli.

Gjatë kohës së tij në kampionatin skocez, Sir Alex theu ecurinë e Celtic dhe Glasgow Rangers, duke fituar me Aberdeen tituj të shumtë të Ligës dhe Kupës Skoceze.

Pëveç asaj, koha e tij me Manchester United e bëri atë ta marrë statusin e legjendës.

Alex Ferguson fitoi gjithsej 40 tituj me “Djajtë e Kuq”, poashtu ndihmoi në vendosjen e tyre si një nga skuadrat më të trofeshme në Angli dhe veten si një nga trajnerët më të mëdhenj.

2. Josep Guardiola – 39 trofe

Pep siç njihet është një nga trajnerët më të mirë të futbollit dhe më të suksesshëm në lojën moderne.

Spanjolli deri më tani ka fituar 39 tituj duke trajnuar disa prej skuadrave më të mira në botë si Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City.

Gama e trofeve që ai ka fituar është po aq frikësuese, nga ligat dhe kupat vendase deri te trofetë e Ligës së Kampionëve dhe sukseset e Kupës së Botës për Klube.

Në sezonin 2022/23, Pep Guardiola fitoi Premier League, FA Cup dhe UEFA Champions League. Kjo ishte gjithashtu tripleta e dytë si trajner pasi e fitoi atë me Barcelonën në 2009.

3. Mircea Lucescu – 37 trofe

Rumuni është një nga trajnerët më të suksesshëm në historinë e futbollit.

Karriera e tij si trajner përfshin vende të ndryshme nga vendlindja e tij Rumania, pastaj në Turqi, Ukrainë dhe Itali.

Gjatë një karriere që ka zgjatur 41 vjet e në vazhdimësi, 76-vjeçari ka mundur të fitojë rreth 37 tituj si trajner.

Ai aktualisht nuk është i aktivizuar në ndonjë skuadër, por së fundmi ishte pjesë e Dynamo Kyiv.

4. Jose Mourinho — 30 trofe

Trajneri portugez nuk është vetëm një nga trajnerët me më shumë trofe në historinë e futbollit, por edhe një nga trajnerët më të paguar të futbollit.

Mourinho ka fituar gjithsej 30 trofe në karrierën e tij menaxheriale.

Ai së fundmi trajnonte skuadren e AS Roma dhe fitoi titullin e tij të parë me kryeqytetasit, kur ekipi i tij fitoi Ligën e Konferencës në vitin 2022.

Me atë arritje, Jose Mourinho u bë trajneri i parë që arriti “tripletën” e UEFA-s duke fituar Champions League, Europa League dhe Conference League.

Mourinho gjatë karrierës së tij si trajner menaxhoi skuadra si: Real Madrid, Manchester United, Chelsea, Tottenham, Porto e Inter.

5. Carlo Ancelotti — 28 trofe

Carlo Ancelotti është një nga menaxherët më të famshëm të futbollit që ka marrë drejtimin e klubeve të ndryshme në të gjithë Evropën.

Italiani është trajner që nga viti 1992 kur ishte asistent i kombëtares së Italisë.

Që atëherë, Ancelotti ka drejtuar ekipe si Juventus, AC Milan, Chelsea, PSG, Real Madrid, Bayern Munich dhe Everton.

Përgjatë karrierës së tij të gjatë si trajner, Ancelotti ka arritur të fitojë 28 tituj. Ndërsa, mandati më i suksesshëm i italianit ishte me AC Milan nga viti 2001 deri në 2009.

6. Ottmar Hitzfeld — 27 trofe

Hitzfeld është një nga trajnerët më të mirë që Gjermania ka prodhuar ndonjëherë. Ai njihej me epitetin “der general” për shkak të aftësive komanduese të tij.

Gjatë karrierës së tij 31-vjeçare si trajner, Hitzfeld fitoi 27 tituj mbresëlënës kryesisht me skuadrat gjermane Borussia Dortmund dhe Bayern Munich.

Ottmar fitoi ligat dhe kupat vendase, si dhe një titull të Ligës së Kampionëve. Ai gjithashtu fitoi një titull të Kupës së Botës për Klube përpara se të pensionohej në 2014.

Poashtu, 75-vjeçari kishte drejtuar edhe Kombëtaren e Zvicres në periudhën 2008-2014.

7. Valeriy Lobanovskyi – 26 trofe

Valeriy Lobanovskyi ishte një nga trajnerët më të suksesshëm dhe me më shumë trofe të fituar.

Si trajner, ai drejtoi 7 skuadra, duke përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin, Dynamo Kyiv, Ukrainën dhe Bashkimin Sovjetik.

Me skuadren e Dynamo Kyiv ai arriti që të bëhej skuadra e parë nga Bashkimi Sovjetik që fitoi një trofe të madh evropian në 1975, kur mposhti skuadrën hungareze Ferencváros në finalen e Kupës së Fituesve të Kupës së Europës.

Gjatë gjithë karrierës së tij si menaxher, Valeriy Lobanovskyi fitoi 26 trofe zyrtarë, duke e bërë atë një nga trajnerët më të dekoruar të të gjitha kohërave.

8. Jock Stein — 26 trofe

Jock Stein ishte një sulmues fenomenal për Celtic si lojtar, por karriera e tij menaxheriale për është ajo për të cilën ai do të mbahet mend.

Ai e filloi karrierën e tij menaxheriale në vitin 1960 me Dunfermline në Skoci, ku më pas drejtoi edhe skuadra si Celtic, Hibernian, Leeds United dhe Kombëtaren skoceze.

Jock Stein ishte trajneri i parë i një skuadre britanike që fitoi Kupën Europiane, me Celtic.

Ai gjithashtu udhëhoqi Celtic në nëntë kampionate radhazi të Ligës Skoceze midis 1966 dhe 1974 ndërsa fitoi Kupën e Ligës Skoceze gjashtë herë radhazi.

9. Giovanni Trapattoni — 22 trofe

Italiani konsiderohet si një nga trajnerët më të suksesshëm të klubeve në historinë e futbollit italian.

Si menaxher, ai filloi karrierën e tij në Milano si trajner i ekipit të të rinjve përpara se të bëhej trajner i përkohshëm.

Më pas ai vazhdoi të drejtojë disa klube të mëdha në Itali, duke përfshirë Juventusin, Interin dhe AC Milan, si dhe klube në Gjermani, Austri, Portugali dhe së fundmi ekipin kombëtar të Republikës së Irlandës.

Trapattoni fitoi shumë trofe gjatë karrierës së tij menaxheriale, duke përfshirë shtatë tituj të Serisë A, një titull të Bundesligës dhe një titull portugez të Primeira Liga.

Për më tepër, ai drejtoi kombëtaren italiane nga viti 2000 deri në vitin 2004, duke i çuar në çerekfinale të Kupës së Botës 2002 dhe në fazën e grupeve të Euro 2004.

10. Arsene Wenger — 21 trofe

Wenger është i njohur për udhëheqjen e ekipit të pamposhtur të Arsenalit drejt një fitoreje të pamposhtur në Premier League. Megjithatë, ai është edhe një nga trajnerët me më shumë trofe në historinë e futbollit.

Francezi e filloi karrierën e tij menaxheriale në Francë, ku ai drejtoi Nancy dhe AS Monaco. Atje ai fitoi titullin e Ligue 1 dhe Coupe de France.

Në vitin 1996, Wenger u emërua si menaxher i Arsenalit, ku ai kaloi 22 vjet në krye. Gjatë kohës së tij në Arsenal, Wenger fitoi tre tituj të Premier League, shtatë FA Cup dhe shtatë Community Shields. Poashtu, udhëhoqi skuadrën në finalen e UEFA Champions League në 2006, ku ata u mundën nga Barcelona.

Ai gjithashtu numëron edhe dy tituj për Nagoya Grampus në Japoni./UBTNews/

Shkroi: Arti Haziraj

Exit mobile version