UBT News

Traileri i filmit të ri të Adam Driver befason fansat, merr komente shumë pozitive

Traileri i parë për filmin e ri fantastiko-shkencor “65” është lansuar – dhe të shumta kanë qenë reagimet e fansave të aktorit të njohur, Adam Driver.

Filmi zhvillohet 65 milionë vjet në të kaluarën, dhe Drajr luan rolin e një pilot të anijes kozmike të quajtur Mills, i cili kupton se ai dhe një fëmijë, Koa (Ariana Greenblatt), janë dy të vetmit të mbijetuar nga një përplasje në Tokë.

Mills dhe Koa përfundojnë duke luftuar me dinosaurët dhe krijesat e tjera parahistorike ndërsa përpiqen të kthehen në shtëpi në planetin e tyre.

Në trailer, Mills mund të shihet duke i thënë Koas, “Duhet të jesh e qetë – dhe të lëvizësh. Unë dhe ti do të kthehemi në shtëpi”.

Shumë fansa shkruan reagimet e tyre në Twitter, dhe traileri mori shumë komente pozitive.

“Dinozaurët, hapësira e jashtme, vajza e çuditshme Adam Driver në një Henley… ata e bënë këtë [film] për mua”, shkroi një fans.

“65” do të publikohet më 10 mars 2023./UBTNews/

Exit mobile version