Marvel Studios publikoi trailerin e parë të “Black Panther: Wakanda Forever”, të hënën më 3 shtator. Traileri tregon një Black Panther të ri, duke i lënë fansat ende në pikëpyetje se kush mund të jetë.
Chadwick Boseman, i cili luajti Black Panther ose T’Challa, mbretin e Wakanda-s, në filmin e parë, vdiq nga kanceri i zorrës së trashë në gusht të vitit 2020. Traileri tregon se qyteti afrofuturist është i përhumbur nga kujtimi i mbretit të tyre të larguar, ashtu siç kanë për t’u marrë me probleme të reja.
Filmi është drejtuar nga Ryan Coogler dhe do të dalë globalisht më 11 nëntor 2022.
Shikoni trailerin këtu:
Disa anëtarë të kastit nga filmi i parë shfaqin në trailerin e ri në rolet e tyre të mëparshme. Lupita Nyong’o si Nakia, Winston Duke si M’Baku, Angela Bassett si Ramonda, Danai Gurira si Okoye dhe Letitia Wright si Shuri.
Më herët, Marvel kishte publikuar një klip të shkurtër të filmit të ri i cili jepte kontekstin në të cilin do të vendoset komploti.
Kevin Feige, presidenti i Marvel, kishte folur me Empire se pse ata morën vendimin për të mos riformuluar personazhin e T’challa në filmin e ri. Ai tha se ka gjithmonë një “element njerëzor të lidhur” për gjithçka që Marvel bën, dhe ndërsa bota ende po merret me vdekjen e Boseman, nuk do të ishte e përshtatshme të rikthehet personazhi i T’challa.
“Stan Lee gjithmonë thoshte se Marvel përfaqëson botën jashtë dritares suaj”, tha Feige.
Misteri i Black Panther-it të ri do të përfundojë vetëm më 11 nëntor kur filmi të dalë në kinema./UBTNews/