UBT News

Po kërkohej qe disa ditë, gjendet pa shenja jete i riu nga Peja!

Djali 27-vjeçar i familjes Podrimqaku nga Vitomirica e Pejës, Laurant Podrimaqku që u largua po kërkohej qe disa ditë, u gjet pa shenja jete gjatë ditës së djeshme. Ky rast tronditi gjithë familjen, që s’dinin gjë për fatin e tij, nga mesdita e së shtunës.

Sinjali ka mësuar se i riu është gjetur i vdekur sot dhe sipas informacioneve të para, dyshohet se i ka dhënë fund jetës.

Viktima, djali i një zyrtari të SHKK-së dhe vëllai i një zyrtari policor, ishte larguar nga shtëpia të shtunën pasi ishte kthyer nga Hungaria.

Për rastin ka raportuar Sinjali gjatë ditës së djeshme, pasi Policia nisi hetimin, kur babai i viktimës raportoi për dyshimet se i biri ia kishte marrë armën zyrtare.

Tani, policia ka bërë të ditur se Podrimçaku u gjet i vdekur 100 metra larg varrezave, me armën pranë vetës, me të cilën edhe dyshohet të ketë kryer vetëvrasjen.

 “Në vendin e ngjarjes është sekuestruar pistoleta me 14 fishekë dhe një gëzhojë” thuhet në raportin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /UBTNews/

 

 

Exit mobile version