Një grua ka humbur jetën pasi u shqye nga një tufë qensh endacakë pranë një parku në Kaliforninë Jugore, thanë autoritetet.
T.M, 51-vjeçare, u dërgua me urgjencë në spital me lëndime të rënda në fytyrë dhe më vonë vdiq pas sulmit që përfshinte më shumë se dhjetë qen të enjten, raporton LA Times.
Një grua tjetër u plagos në sulmin e tmerrshëm pranë Parkut Perris Hill në San Bernardino rreth orës 5 pasdite, sipas LA Times.
Ndërsa policia po kujdesej për dy viktimat e shtrira, një pit bull, u sul drejt një oficeri, i cili hapi zjarr dhe vrau kafshën.
“Ai qëlloi dy herë për ta mbrojtur atë dhe femrën që po i jepte ndihmë,” tha zëdhënësja e Departamentit të Policisë, Araceli Mata, për CBS News.
“Në fillim ishte një skenë paksa kaotike sepse kishte shumë qen atje,” tha rreshteri Chris Gray i Departamentit të Policisë së San Bernardino për LA Times.
Shumë nga të pastrehët që jetojnë në zonën ku ndodhi sulmi mbajnë qen të lëshuar për mbrojtje, thanë fqinjët.