Një nga skiatoret më premtuese të Italisë, Matilde Lorenci, ka ndërruar jetë në spitalin “San Maurizio” në Bolcano, pas një aksidenti tragjik gjatë stërvitjes në luginën Val Senales. Dëmtimet e pësuara gjatë incidentit ishin fatale për 19-vjeçaren, duke lënë pas një trishtim të thellë në botën e sportit dhe për ata që e njihnin.
Lajmin e hidhur e konfirmoi ministri i Mbrojtjes, Guido Kroseto, i cili shprehu ngushëllimet e tij në platformën “X”: “Ngushëllimet më të thella familjes dhe kolegëve të Matilde Lorenci, sportiste ushtarake dhe skiatore premtuese italiane, e cila u nda nga jeta tragjikisht.”
Matilde Lorenci kishte një të ardhme të ndritur përpara saj, dhe humbja e saj është një goditje e madhe për sportin italian, i cili po humb një talente të jashtëzakonshme. Aksidentet në sportet ekstreme janë gjithmonë të dhimbshme, por ky rast sjell një reflektim të fortë mbi rreziqet me të cilat përballen atletët.
Familja, miqtë dhe kolegët e Matildes do të mbeten të kujtojnë përkushtimin dhe pasionin e saj për skijimin, një sport që ajo e adhuronte dhe për të cilin punonte me zell çdo ditë./UBTNews/