UBT News

Tragjedia në Gjilan: ​Pas Mefail Shkodrës, vihen në kërkim edhe dy djemtë e tij

Mefail Shkodra (53), Edonis Shkodra (25) dhe Engjull Shkodra (22) janë tre personat e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për shkak të vrasjes së trefishtë në Gjilan dhe plagosjes së një personi tjetër.

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, fillimisht ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën me banim në Gjilan, ndërsa në listën e kërkimit ka shtuar edhe dy persona të tjerë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave në fotot e bashkëngjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital

Lajmëro Policinë, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë 038 504 504 7299 dhe 038 504 504 7201. (Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë).

Exit mobile version