Një anëtar i ekuipazhit, i cili ishte dëshmitar i të shtënave fatale në xhirimet e filmit “Rust” muajin e kaluar, ngriti padi për neglizhencë të mërkurën në Los Angeles, kundër aktorit Alec Baldwin dhe producentëve të filmit.
Serge Svetnoy, elektricisti kryesor në xhirimet e filmit ku Alec Baldwin vrau aksidentalisht kineasten Halyna Hutchins muajin e kaluar, po padit aktorin dhe anëtarët e tjerë të ekuipazhit për incidentin.
Autoritetet ende janë duke e hetuar incidentin e 21 tetorit që ndodhi në New Mexico. Asnjë kallëzim penal nuk është ngritur ndaj askujt.
Sipas një dokumenti gjyqësor, ndihmësregjisori Dave Halls u ka thënë hetuesve se ai nuk i ka kontrolluar të gjitha fishekët e armës përpara se t’ia dorëzonte armën aktorit Baldwin. Edhe një regjisor u lëndua në xhirimet e këtij filmi./UBTNews