UBT News

Traditat e Krishtlindjes në disa vende të botës

Red Christmas Ornaments on Wood Background and defocused lights. Spruce Tree branch on the left and right.

1.Në Islandë nuk është vetëm një babagjysh i Vitit të Ri, por janë 13, të ashtuquajturit Yule Lads. Këta vijnë 13 ditë para Krishtlindjes dhe lënë dhurata në këpucët e fëmijëve.

Gryla dhe Leppaludi, janë dy figura të njohura folklorike të Islandës. Ata kanë një mace të madhe të zezë, e njohur si maca e Krishtlindjes.

Legjenda thotë se nëse nuk pranoni ndonjë dhuratë për Krishtlindje në Islandë, kafsha do t’ju ha. Kështu që së paku duhet t’ia dhuroni një shall dikujt.

2.Në Afrikën e Jugut, si pjatë kryesore e Krishtlindjes shërbehen larvat e skuqura. Ato janë të pasura me proteina, dhe janë shumë të shijshme. Këto insekte konsumohen shumë përgjatë dimrit, kështu që përshtaten më së miri me festat.

3.Në Japoni gjatë festave përgatitet torta e kuqe me të bardhë. Kjo tortë e Krishtlindjes është ngulitur aq shumë në kulturën japoneze, saqë fjalë për fjalë e shihni kudo: në reklama, në çdo dyqan dhe në çdo cep.

Më e popullarizuara është një tortë e bardhë, e ngjashme me sfungjerin, e mbuluar me krem pana dhe luleshtrydhe.

4.Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mijëra njerëz veshin rrobat e babagjyshit. SantaCon është një traditë amerikane që filloi në San Francisko, por në vitin 1994 u përhap shpejt edhe në qytetet tjera të botës. New Yorku është epiqendra e saj.

Shumë njerëz vishen si Santa Claus ose ndonjë personazh tjetër i Krishtlindjeve dhe festojnë së bashku./UBTNews

Exit mobile version