Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/
