UBT News

Tottenhami pritet ta bëjë të përhershme marrëveshjen për Romeron

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, dëshiron me çdo kusht që mbrojtësi, Cristian Romero, të vazhdojë të ardhmen e tij me klubin londinez.

Siç raportohet nga “The Telegraph”, Tottenhami pritet që të aktivizojë klauzolën prej 48 milionë eurosh që gjendet në kontratën e Romeros.

Tottenhami transferoi mbrojtësin argjentinas në formë huazimi nga Atalanta në verën e vitit 2021, dhe Romero arriti të bëhet ndër lojtarët kyç të skuadrës nën urdhrat e Contes.

Që prej kalimit nga Atalanta te Tottenhami, Cristian Romero ka arritur të bëjë 31 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën angleze, duke regjistruar një gol mbi emrin e tij.

Exit mobile version