Tottenham ka shkarkuar zyrtarisht trajnerin Nuno Espírito Santo dhe Antonio Conte duket është emri favorit për të marrë drejtimin ne skuadrës nga Londra Veriore.
“Spurs” konfirmuan shkarkimin e Espírito Santosit me një deklaratë zyrtare të lëshuar në faqen zyrtare të klubit në mëngjesin e së hënës.
Ish-trajneri i Interit, Antonio Conte është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Tottenhamit dhe bisedimet mes klubit dhe teknikut italian duket se janë në një fazë të avancuar.
Gianluca Di Marzio, ekspoerti nga “Sky Sport” sugjeron se emërimi i Contes në krye të klubit anglez mund të jetë çështje kohe.
Raportohet se ish-trajneri i Juventusit, Interit dhe Chelseat do ta pranonte vendin e punës nëse “Spursat” garantojnë investime në afatin kalimtar të janarit.