Tottenhami po e monitoron situatën e Sergio Ramosit te Real Madridi pasi qendërmbrojtësi së fundi ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët që i skadon në fund të këtij edicioni.
Te skuadra angleze janë të interesuar për shërbimet e Ramosit, të cilin po planifikojnë ta transferojnë verën e ardhshme si futbollist i lirë.
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho e sheh Ramosin si përforcim të madh për edicionin tjetër dhe zyrtarët e klubit anglez muajin tjetër do ta kontakojnë spanjollin për ta bindur që të firmos parakontratë.
34-vjeçari është pjesë e Realit prej vitit 2005 kur iu bashkua nga Sevilla dhe me madrilenët ka fituar gjithçka që mund të fitohet në nivel klubesh. Këtë edicion, Ramosi ka 15 paraqitje për Realin në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë një asistim.