UBT News

Tottenhami e bën zyrtare transferimin e Perisicit

Tanimë ka përfunduar gjithçka mes Interit dhe Ivan Perisicit, ky i fundit ka pranuar t’i bashkohet klubit londinez, Tottenham Hotspur.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani vetë Tottenhami, i cili në faqen zyrtare ka publikuar momentin e nënshkrimit të kontratës nga Perisic.

Ishte trajneri Antonio Conte ai i cili e dëshironte me çdo kusht transferimin e Perisicit, ku edhe e kishte si prioritet nënshkrimin e kroatit.

Perisic tani i bashkohet Tottenhamit, ku do të ribashkohet me trajnerin Conte, pasi që të dy ishin pjesë e Interit, kur ky i fundit e fitoi vitin e kaluar titullin e Serie A.

Në 254 paraqitje në të gjitha garat për Interin, Ivan Perisic ka arritur të regjistrojë 55 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version