UBT News

Tottenhami dhe Juventusi në bisedime për yllin suedez

Skuadra londineze, Tottenham Hotspur është në kontakte direkte për sulmuesin anësor, Dejan Kulusevski, raporton gazetari i njohur, Fabrizio Romano.

Raportohet se Tottenham ka propozuar një marrëveshje huazimi për yllin suedez, ndërsa Juventusi dëshiron të përfshijë edhe opsionin me të drejtë blerje.

Po ashtu, Tottenham ka shprehur interesim edhe në mesfushorin Rodrigo Bentancur, për ta transferuar atë në Londër në formë huazimi, por gjiganti italiani e ka refuzuar këtë ofertë.

Që prej transferimit te Juventusi, Dejan Kulusevski ka arritur të bëjë 74 paraqitje për gjigantin italian, duke regjistruar nëntë gola dhe 10 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version