Tottenham pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e së mërkurës në shtëpi teksa u mposht nga Southampton me rezultatin 2-3. Protagonist në triumfin e “Shenjtorëve” ishte edhe Armando Broja, i cili realizoi golin e barazimit të përkohshëm 1-1 për Southampton, ndërsa gjatë sfidës u shfaq një rrezik konstant për Spurs-at.
Ndërkaq, duke analizuar detajet të cilat dërguan në humbje Tottenham, ish-trajneri i kësaj skuadre, Tim Sherwood theksoi se sapo në lojë hyri Bentacur dhe Kulusevski (të afruar në janar nga Juventus), skuadra u çorientua dhe pësoi dy gola.
“Në fund fitoi skuadra më e mirë, Southampton kishte kualitet në organikë dhe e dini mirë se çfarë duhej të bënin kur kishin topin në kontroll, por edhe kur nuk e kishin atë. Kishin një plan dhe mendoj se ky plan ishte shumë më i mirë se ai i Tottenham.
Conte duhet t’i bëjë një kontroll më të mirë lojës, ai ka bërë një punë të madhe prej momentit kur ka ardhur, por mendoj se duhet t’i njohë më mirë futbollistët.Conte vendosi të aktivizonte Kulusevskin dhe Bentacur, menjëherë me ta loja në fushë ndryshoi dhe skuadra humbi”, u shpreh Sherwood.