UBT News

Tottenham “pushtohet” nga COVID-19, do të kërkohet pezullimi i ndeshjes kundër Brighton

Skuadra londineze, Tottenham do të paraqesë një kërkesë drejt krerëve të Premier Ligës për ta pezulluar ndeshjen e së dielës kundër Brighton.

Skuadra e Antonio Contes të dielën me fillim nga ora 15:00 pret në shtëpi Brightonin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 16 të Premier Ligës angleze.

Por si duket ndeshja nuk do të zhvillohet për shkak që Tottenhamin e kanë kapluar rastet me COVID-19, ku më shumë se shtatë lojtarë dhe të paktën dy pjesëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, raporton “The Athletic UK”.

Ndërsa, Tottenham do të luajë nesër kundër skuadrës franceze Rennes në Ligën e Konferencës, por kjo ndeshje nuk mund të pezullohet vetëm nëse kanë në skuadër më pak se 13 lojtarë të regjistruar ose nëse nuk ka asnjë portier.

Exit mobile version