Pas shkarkimit të Jose Mourinho, një tjetër trajner portugez pritet ta zëvendësojë atë te “Gjelat”.
Tottenham Hotspur është në bisedime me Nuno Espirito Santo për t’u bërë trajneri i tyre i ri, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Skuadra angleze është duke punuar në detajet e fundit të kontratës të cilën do t’ia ofrojë Santos, dhe ky i fundit thuhet se është duke e konsideruar postin e trajnerit te klubi londinez.
Drejtori i ri sportiv Fabio Paratici ka mbërritur dje në Londër, dhe spekulohet se ai e do me çdo kusht që marrëveshja të përfundohet, pasi që edhe gjatë kohës sa ishte te Juventusi, Nuno Espirito Santo ishte dëshira e tij për të marrë timonin e “Zonjës së Vjetër”.
“Gjelat” ka kohë që janë në bisedime me trajnerë të ndryshëm, ku edhe kanë zhvilluar takime me Conte, Enrique dhe Paulo Fonseca.