Tottenham Hotspur ka emëruar ish-trajnerin e Celtic, Ange Postecoglou si trajnerin e tyre të ri me një kontratë katërvjeçare, konfirmoi klubi anglez i Premier League.
Ai bëhet australiani i parë që drejton një ekip në Premier League dhe do t’i bashkohet Spursit më 1 korrik.
Ish-reprezentuesi 57-vjeçar i Australisë, i cili udhëhoqi klubin e Premierligës skoceze, Celtic në një trefishtë vendas këtë sezon, do të zëvendësojë Antonio Conten si trajner i përhershëm i Spursit./UBTNews/