Tottenham hidhet në sulm për dy yje të Juventusit. Sipas mediave ndërkombëtare, klubi londinez, që është në krizë të plotë rezultatesh, po mendon për t’u përforcuar në merkaton e janarit.
Spurs janë gati të ofrojnë 135 milionë euro te bardhezinjtë: shifër që ndahet në 100 milionë për mbrojtësin De Ligt dhe 35 për Kulusevski. Juventusi po e mendon seriozisht ofertën, edhe sepse ka nevojë për të mbushur arkat, pas kolapsit financiar të shkaktuar nga afrimi i Cristiano Ronaldo.
Mbrojtësi holandez vlerësohet si një ndër të rinjtë më të talentuar të futbollit botëror, por nuk ka arritur të përshtatet edhe aq mirë në Torino, duke u kritikuar shpesh, sidomos sezonin e kaluar. Për këtë arsye ai mund të tundohet për të ndryshuar ambient, për një fillim të ri në kampionatin anglez.