Ylli i Barcelonës, Ferran Torres, e ka bërë të qartë që ai dëshiron që klubi i tij të nënshkruajë me Robert Lewandowskin këtë merkato verore.
Si duket Lewandowski është gjithnjë e më afër transferimit në “Camp Nou”, ku e ardhmja e tij te Bayerni duket e paqartë, pavarësisht se ylli polak po kërkon me çdo kusht largimin nga klubi.
Lewandowski është jashtë kontratës vitin e ardhshëm , dhe dëshiron që të fillojë një aventurë të re, ku si duket do t’ia imponoj Bayernit shitjen këtë verë.
Pavarësisht se Lewandowski është 33 vjeç, Barça dëshiron që ta transferojë atë, duke parë edhe statistikat e tij që ka regjistruar më shumë se 40 gola përgjatë dy sezoneve të fundit.