Numri i të vdekurve nga tornadot që shkatërruan qytete në Kentaki ka të ngjarë të kalojë 100, thotë guvernatori, Andy Beshear. Sipas tij, shpresa për të gjetur të mbijetuar po zbehet. Ai tha se kjo ishte ngjarja më shkatërruese nga tornadot në historinë e shtetit, me të paktën 80 vdekje të konfirmuara. Derisa katërmbëdhjetë vdekje janë raportuar në katër shtete të tjera.
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden e ka shpallur ngjarjen në Kentaki fatkeqësi të madhe federale dhe ka urdhëruar që ndihma federale të vihet në dispozicion për zonat më të goditura.
Punonjësit e shpëtimit kërkuan për të mbijetuar, ndërsa ekipet shpërndanë ujë dhe gjeneratorë për banorët. Mijëra njerëzve u janë shkatërruar shtëpitë edhe pse numri i saktë nuk ishte ende qartë, shkruan BBC.
“Ne jemi ende duke shpresuar për ndonjë mrekulli që të gjejmë më shumë njerëz”, tha guvernatori gjatë një vizitë në qytetin e Mayfield, një nga më të goditurit.
Megjithatë, askush nuk është gjetur i gjallë që nga mëngjesi i së shtunës.
Më parë, stuhia më e gjatë e një tornadoje që kishte udhëtuar përgjatë tokës në ShBA ishte në mars të vitit 1925, në Misuri, me 219 milje e që mori 695 jetë njerëzish.