Topi i volejbollit që u përdor në filmin “Cast Away” të vitit 2000, u shit në ankand për një vlerë marramendëse prej 308 mijë dollarë.
Filmi përshkruan aktorin Tom Hanks si një të mbijetuar të vetëm në një shkretëtirë. Topin, të cilin ai e quan Wilson, e konsideron si mikun e tij të vetëm. Sipas shtëpisë së ankandit, Prop Store, topi fillimisht ishte krijuar për t’u dukur i ndotur dhe kaloi shumë kohë në ujë gjatë xhirimeve.

Gjatë filmit, Hanks flet me Wilsonin si një mënyrë për të mbajtur mendjen e shëndoshë ndërsa lufton për të mbijetuar./UBTNews