UBT News

Topi i artë në duar të Rodrit!

Rodri, mesfushori i njohur i Manchester City dhe përfaqësueses spanjolle, u shpall fitues i prestigjiozës Topi i Artë në një ceremoni emocionuese, ku shënoi një moment historik për futbollin spanjoll. Me lot gëzimi në sy, ai ndau çmimin me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë dhe theksoi rëndësinë e këtij suksesi.

“Çdo gjë që kam arritur, e kam arritur me mbështetje. Kjo është një natë e jashtëzakonshme. Më duhet të falënderoj shumë njerëz: France Football, UEFA-n dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur. Sot është një ditë e veçantë për mua, për familjen dhe vendin tim,” tha Rodri.

Ai gjithashtu e vuri theksin te roli i bashkëshortes së tij, Laura, duke e quajtur atë një faktor të rëndësishëm në jetën e tij. “Pa të, kjo natë nuk do të kishte qenë e njëjtë,” shtoi ai.

Rodri theksoi gjithashtu rëndësinë e ekipit, duke përmendur shokët e tij të skuadrës. “Futbolli është një sport ekipor, dhe pa ata nuk do të isha këtu. Kjo fitore është gjithashtu për Carvajal, i cili pësoi të njëjtin dëmtim si unë dhe e meritoi të ishte këtu. Falënderoj Lamine, i cili do ta fitojë atë së shpejti.”

Me këtë çmim, Rodri jo vetëm që theksoi arritjet e tij personale, por gjithashtu nguli këmbë në rëndësinë e futbollit spanjoll në arenën ndërkombëtare, duke e quajtur këtë fitore një sukses kolektiv për vendin e tij./UBTNews/

 

 

Exit mobile version