Revista prestigjoze franceze “France football” do ta ndaj sonte çmimin e madh “Topi i Artë”.
Argjentinasi Lionel Messi është favoriti kryesor për ta fituar këtë çmim që do të ishte i teti në karrierën e tij, por rivaliteti gjithsesi nuk mungon.
Për krah Messit, në garë të ngushtë janë edhe katër yje të tjerë. Bëhet fjalë për Kevin De Bruyne të Manchester Cityt, Vinicius Jr i Real Madridit, Kylian Mbappe i Real Madridit dhe Erling Haaland i Manchester Cityt.