Toni Kroos ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv pas dhjetë vitesh te Real Madridi para finales së Ligës së Kampionëve. Reprezentuesi gjerman është gati të tërhiqet plotësisht nga futbolli profesional, madje një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë ai përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
“17 korrik 2014 – dita e nisjes së raportit tim në Real Madrid, dita që ndryshon kohën e jetës. Jetën time si futbollist, por sidomos si person. Ishte fillimi i një kapitulli të ri në klubin më të madh në botë. Pas 10 vitesh, në fund të sezonit ky kapitull merr fund. Kurrë nuk do ta harroj atë kohë të suksesshme! Veçanërisht dua të falënderoj të gjithë ata që më pritën me zemër të hapur dhe më besuan. Por do të doja t’ju falënderoj juve madrilenë për dashurinë tuaj nga dita e parë deri në të fundit. Njëkohësisht ky vendim që karriera si futbollist aktiv të mbyllet do të jetë pas kampionatit evropian”, shkroi fillimisht Kroos.
Po ashtu, 34-vjeçari tha se është ‘i lumtur dhe krenar’ që gjigantët spanjollë ishin klubi i tij i fundit dhe theksoi dëshirën e tij për të përfunduar me një fitore kundër Borussia Dortmundit në kompeticionin kryesor evropian.
“Jam i lumtur dhe krenar që në mendjen time gjeta kohën e duhur për vendimin tim dhe që mund ta zgjidhi vetë. Ambicia ime ishte gjithmonë të përfundoja punën në kulmin e nivelit të performancës sime. Tani e tutje ka vetëm një mendim kryesor, trofeun e 15 të Ligës së Kampionëve! HALA MADRID Y NADA MAS!”, përfundoi ai./UBTNews/